Sahihu i Buhariut — Hadithi 4749

223. Nënkapitulli: Ajeti: “S’ka dyshim se ata që trilluan shpifjen, janë një grup prej jush. Ju mos e merrni atë si ndonjë të keqe për ju, përkundrazi, kjo është e mirë për ju. Secilit prej tyre do t’i takojë dënimi sipas pjesëmarrjes në mëkat, kurse atë që ka shpifur më shumë, e pret një dënim i madh.”

﴾أَفَّاكٍ﴿ (Effakin): Gënjeshtar (Shuara, 222).

4749. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Ebu Nuajmi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Mameri, e ky nga Zuhriu, e ky nga Urve se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!), për ajetin: “... kurse atë që ka shpifur më shumë, e pret një dënim i madh”, (Nur, 11) ka thënë: “Fjala është për Abdullah ibn Ubej ibn Selulin.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4749

Hadithe të ngjashme: Shiko (17)

Fjalë të panjohura?