Sahihu i Buhariut — Hadithi 4759

230. Nënkapitulli: Ajeti: “... le të venë shamitë mbi kraharorin e tyre...”

4759. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Ebu Nuajmi na ka thënë: Na ka treguar Ibrahim ibn Nafiu, e ky nga Hasen ibn Muslimi se Safije bint Shejbe tregon se Aishja (Allahu qoftë e kënaqur me të) ka thënë: “Kur zbriti ajeti: “... le të venë shamitë mbi kraharorin e tyre...”, (Nur, 31) (gratë) i merrnin rrobat e poshtme, i shqyenin skajet e tyre dhe mbuloheshin me to.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4759

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?