Sahihu i Buhariut — Hadithi 4760

231. Nënkapitulli: Ajeti: “Këta (mohues), të cilët do të zvarriten me fytyrat e tyre kah Xhehenemi, të tillëve u përket vendi më i keq dhe të tillët më shumti e kanë humbur rrugën.”

4760. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Abdullah ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Junus ibn Muhamed Bagdadi, e këtij i ka treguar Shejbani, e ky nga Katadja se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se një njeri pyeti:
- O i Dërguari i Allahut, si ndodh që jobesimtari të ringjallet (e të ecë) duke u zvarritur me fytyrën e tij?
- “A nuk ka mundësi Ai që e ka bërë të ecë me dy këmbë në dynja ta bëjë të ecë me fytyrë në Ditën e Kiametit?!” - tha Pejgamberi ﷺ.
Katadja tha: “Ashtu është, pasha krenarinë e Zotit tonë!”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4760

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?