Sahihu i Buhariut — Hadithi 4761

232. Nënkapitulli: Ajeti: “Edhe ata që pos Allahut, nuk lusin zot tjetër dhe nuk mbysin njeriun që ka ndaluar Allahu, por vetëm kur e meriton në bazë të drejtësisë, dhe që nuk bëjnë zina, ndërsa kush i punon këto, ai gjen ndëshkimin.”

﴾يَلْقَ أَثَامًا﴿ (Jelka ethamen): Ndëshkimi.

4761. Nga: Abdullah ibn Mesudi

Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e ky nga Sufjani, e këtij i ka treguar Mensuri dhe Sulejmani, e ky nga Ebu Vaili, e ky nga Ebu Mejsera, e ky nga Abdullahu. Vasili na ka transmetuar nga Ebu Vaili se Abdullah ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Unë ose një tjetër e pyeti të Dërguarin e Allahut ﷺ: “Cili është mëkati më i madh tek Allahu?”
- “T'i bësh ortak Allahut, ndërkohë që Ai të ka krijuar”, - u përgjigj Pejgamberi ﷺ.
- Pastaj cili? - pyeta.
- “Ta mbytësh fëmijën tënd nga frika se do të ushqehet së bashku me ty.”
- Pastaj cili?
- “Të bëhet zina me gruan e fqinjit.”
Më pas, Allahu i Lartësuar zbriti ajetin miratues të fjalës së të Dërguarit të Allahut ﷺ: “Edhe ata që pos Allahut, nuk lusin zot tjetër dhe nuk mbysin njeriun që ka ndaluar Allahu, por vetëm kur e meriton në bazë të drejtësisë, dhe që nuk bëjnë zina.” (Furkan, 68)

Referenca: Sahihu i Buhariut 4761

Hadithe të ngjashme: Shiko (7)

Fjalë të panjohura?