Sahihu i Buhariut — Hadithi 4763
232. Nënkapitulli: Ajeti: “Edhe ata që pos Allahut, nuk lusin zot tjetër dhe nuk mbysin njeriun që ka ndaluar Allahu, por vetëm kur e meriton në bazë të drejtësisë, dhe që nuk bëjnë zina, ndërsa kush i punon këto, ai gjen ndëshkimin.”
﴾يَلْقَ أَثَامًا﴿ (Jelka ethamen): Ndëshkimi.
4763. Nga: Abdullah ibn Abasi
Muhamed ibn Beshari më ka thënë: Na ka treguar Gunderi, e këtij i ka treguar Shuëbe, e ky nga Mugire ibn Numani se Seid ibn Xhubejri tregon: “Dijetarët e Kufës kishin mospajtime rreth vrasjes së besimtarit, prandaj mora rrugë për tek Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!). Ai më tha: “Ky ajet1 ka zbritur i fundit për këtë çështje dhe nuk është shfuqizuar nga asgjë.”