Sahihu i Buhariut — Hadithi 4766

234. Nënkapitulli: Ajeti: “Përveç atij që pendohet dhe beson e punon vepra të mira. Këtyre, Allahu, ua ndërron veprat e këqija në të mira. E, Allahu është Falës dhe Mëshirues.”

4766. Nga: Abdullah ibn Abasi

Abdani na ka thënë: Na ka rrëfyer babai im, e ky nga Shuëbe, e ky nga Mensuri se Seid ibn Xhubejri tregon: “Abdurrahman ibn Ebzai më urdhëroi ta pyes Ibn Abasin (Allahu qoftë i kënaqur me të!) për dy ajetet: “Kush mbyt një besimtar me qëllim...” (Nisa, 93) Me ta pyetur, ai m'u përgjigj: “Asgjë nuk e ka shfuqizuar këtë ajet. Ndërkaq, për ajetin: “Edhe ata që pos Allahut, nuk lusin zot tjetër...”, (Furkan, 68) ai tha: “Ka zbritur për idhujtarët.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4766

Hadithe të ngjashme: Shiko (6)

Fjalë të panjohura?