Sahihu i Buhariut — Hadithi 4767

235. Nënkapitulli: Ajeti: “... Andaj (dënimi) për ju do të jetë i paevitueshëm”.

Do të thotë: Shkatërrues.

4767. Nga: Abdullah ibn Mesudi

Omer ibn Hafs ibn Gijathi na ka thënë: Na ka treguar babai im, e këtij i ka treguar Ameshi, e këtij i ka treguar Muslimi, e ky nga Mesruku se Abdullah ibn Mesudi ka thënë: “Pesë shenja kanë ndodhur:

1. Dalja e tymit,

2. Çarja e Hënës,

3. Fitorja e romakëve,

4. Rrëmbimi i fuqishëm (vrasja e idhujtarëve ditën e Bedrit) dhe

5. Kapja e robërve në Betejën e Bedrit: “... Andaj për ju do të jetë i paevitueshëm.” (Furkan, 77)

Referenca: Sahihu i Buhariut 4767

Hadithe të ngjashme: Shiko (12)

Fjalë të panjohura?