Sahihu i Buhariut — Hadithi 4783

245. Nënkapitulli: Ajeti: “... E disa prej tyre e realizuan premtimin (duke dhënë jetën) dhe ka prej tyre që janë duke pritur (ta zbatojnë) dhe nuk kanë ndryshuar asgjë.”

﴾‏نَحْبَهُ﴿ (Nahbehu): Premtimin (23). ﴾‏أَقْطَارِهَا﴿ (Ektariha): Skajet e saj (14). ﴾لآتَوْهَا‏﴿ (Le ateuha): Do ta jepnin (14).

4783. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Muhamed ibn Beshari më ka thënë: Na ka treguar Muhamed ibn Abdullah Ensariu, e këtij i ka treguar babai i tij se Thumame tregon se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Kishim bindjen se ajeti vijues ka zbritur për Enes ibn Nadrin: “Midis besimtarëve ka të atillë, që e kanë mbajtur besëlidhjen me Allahun.” (Ahzab, 23)

Referenca: Sahihu i Buhariut 4783

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?