Sahihu i Buhariut — Hadithi 4784

245. Nënkapitulli: Ajeti: “... E disa prej tyre e realizuan premtimin (duke dhënë jetën) dhe ka prej tyre që janë duke pritur (ta zbatojnë) dhe nuk kanë ndryshuar asgjë.”

﴾‏نَحْبَهُ﴿ (Nahbehu): Premtimin (23). ﴾‏أَقْطَارِهَا﴿ (Ektariha): Skajet e saj (14). ﴾لآتَوْهَا‏﴿ (Le ateuha): Do ta jepnin (14).

4784. Nga: Zejd ibn Thabiti

Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Harixhe ibn Zejd ibn Thabiti se Zejd ibn Thabiti (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Kur i shkruam të gjitha fletushkat kuranore në mus'hafe, më mungonte një ajet i sures Ahzab, të cilin shpesh e kisha dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ tek e lexonte. Këtë ajet nuk e pata gjetur (të shkruar) tek askush, përveç te Huzejme Ensariu, për dëshminë e të cilit i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë se vlen sa dëshmia e dy burrave. Fjala është për ajetin: “Midis besimtarëve ka të atillë, që e kanë mbajtur besëlidhjen me Allahun...” (Ahzab, 23)

Referenca: Sahihu i Buhariut 4784

Hadithe të ngjashme: Shiko (9)

Fjalë të panjohura?