Sahihu i Buhariut — Hadithi 4790

250. Nënkapitulli: Ajetet: “O besimtarë, mos hyni në shtëpitë e të Dërguarit, përveç rastit kur ju është dhënë leje për të ngrënë, por jo të pritni përgatitjen e tij (ushqimit)! Hyni vetëm kur t’ju thërrasin dhe, pasi të hani, shpërndahuni! Mos qëndroni pas ushqimit për të biseduar me njëri-tjetrin. Kjo, me të vërtetë, e shqetësonte të Dërguarin e ai turpërohej (që t’jua thoshte këtë), ndërsa Allahu nuk turpërohet që t’jua thotë të vërtetën. Kur të kërkoni prej grave të Pejgamberit diçka, kërkojeni prapa perdes! Kjo është më e pastër për zemrat tuaja dhe të atyre. Juve nuk ju lejohet që ta shqetësoni të Dërguarin e Allahut, as që të martoheni me gratë e tij, pas (vdekjes së) tij. Kjo është vërtet gjynah i madh para Allahut.”

4790. Nga: Omer ibn Hatabi

Musededi transmeton nga Jahjai, e ky nga Humejdi se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Omeri ka thënë: “Pejgamberit ﷺ i thashë: “O i Dërguari i Allahut, te ti vijnë të mirët dhe të këqijtë, sikur t'i urdhëroje nënat e besimtarëve (gratë e tua) të mbulohen!” Atëherë Allahu e zbriti ajetin e mbulesës.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4790

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?