Sahihu i Buhariut — Hadithi 4799

253. Nënkapitulli: Ajeti: “... Mos u bëni si ata, që e shqetësuan Musain…”

4799. Nga: Ebu Hurejra

Is'hak ibn Ibrahimi na ka thënë: Na ka rrëfyer Revh ibn Ubade, e këtij i ka treguar Aufi, e ky nga Haseni, Muhamedi dhe Hilasi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Musai ﷺ ka qenë njeri i turpshëm, gjë në të cilën aludon fjala e Allahut të Lartësuar: “O besimtarë, mos u bëni si ata që e shqetësuan Musain, e Allahu e pastroi atë nga fjalët që i thoshin ata, kurse ai tek Allahu ishte i graduar.” (Ahzab, 69)

Referenca: Sahihu i Buhariut 4799

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?