Sahihu i Buhariut — Hadithi 4803
256. Nënkapitulli: Ajeti: “Dielli lundron për në vendin e vet të caktuar. Kështu e ka paracaktuar i Plotfuqishmi, i Gjithëdijshmi.”
4803. Nga: Ebu Dherr Gifariu
Humejdiu na ka thënë: Na ka treguar Vekiu, e këtij i ka treguar Ameshi, e ky nga Ibrahim Tejmiu, e ky nga babai i tij se Ebu Dherri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e pyeti të Dërguarin e Allahut ﷺ për ajetin: “Dielli lundron për në vendin e vet të caktuar.” (Jasin, 38) Pejgamberi ﷺ iu përgjigj: “Vendi i caktuar i tij është nën Arsh.”