Sahihu i Buhariut — Hadithi 4804
257. Nënkapitulli: Ajeti: “Edhe Junusi ishte një nga të dërguarit Tanë.”
4804. Nga: Abdullah ibn Mesudi
Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Xheriri, e ky nga Ameshi, e ky nga Ebu Vaili se Abdullah ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Askush s'mund të jetë më i mirë se (Junus) Ibn Meta.”