Sahihu i Buhariut — Hadithi 4812

262. Nënkapitulli: Ajeti: “Në Ditën e Kiametit, e tërë Toka do të jetë në grushtin e Tij, ndërsa qiejt do të mbështillen nën të djathtën e Tij...”

4812. Nga: Ebu Hurejra

Seid ibn Ufejri na ka thënë: Më ka treguar Lejthiu, e këtij i ka treguar Abdurrahman ibn Halid ibn Musafiri, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Ebu Seleme se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: “Allahu e kap Tokën dhe qiejt e i palos me të Djathtën e Tij, pastaj thotë: “Unë jam Mbreti! Ku janë mbretërit e Tokës?”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4812

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?