Sahihu i Buhariut — Hadithi 4813
263. Nënkapitulli: Ajeti: “Dhe fryhet në Sur (Buri), e vdesin të gjithë ata që gjenden në qiej dhe në Tokë, do të mbesin vetëm ata që do Allahu; pastaj do të fryhet për të dytën herë në Sur dhe ata përnjëherë do të ngjallen e do të presin (çka do të ndodhë).”
4813. Nga: Ebu Hurejra
Haseni më ka thënë: Na ka treguar Ismail ibn Halili, e këtij i ka rrëfyer Abdurrahimi nga Zekerija ibn Ebu Zaide, e ky nga Amiri se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Unë do të jem i pari që do ta ngre kokën (zgjohem) pas fryrjes së fundit, e në atë rast do ta shoh Musain të kapur për Arsh. Nuk di nëse ai nuk ka vdekur (pas fryrjes së parë) apo është ringjallur para meje pas fryrjes së dytë.”