Sahihu i Buhariut — Hadithi 4814
263. Nënkapitulli: Ajeti: “Dhe fryhet në Sur (Buri), e vdesin të gjithë ata që gjenden në qiej dhe në Tokë, do të mbesin vetëm ata që do Allahu; pastaj do të fryhet për të dytën herë në Sur dhe ata përnjëherë do të ngjallen e do të presin (çka do të ndodhë).”
4814. Nga: Ebu Hurejra
Omer ibn Hafsi na ka thënë: Na ka treguar babai im, e këtij i ka treguar Ameshi, e ky e ka dëgjuar Ebu Salihun se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Koha mes dy fryrjeve është dyzet.” Të pranishmit pyetën: “O Ebu Hurejre, dyzet ditë?”
- Refuzoj (të përgjigjem)! - tha Ebu Hurejra.
- Dyzet vjet? - pyeti dikush.
- Refuzoj! - ia ktheu.
- Dyzet muaj? - pyeti më tej dikush.
- Refuzoj! - tha prapë Ebu Hurejra, dhe vazhdoi: - “Çdo pjesë e njeriut do të tretet, përveç kërbishtit, prej të cilit do të ringjallen krijesat.”