Sahihu i Buhariut — Hadithi 4820
269. Nënkapitulli: Ajeti: “Ti pra, prite ditën kur qielli do të sjellë një tym të qartë.”
Katadja ka thënë: ﴾فَارْتَقِبْ﴿ (Fertekib): Prite (Duhan, 10).
4820. Nga: Abdullah ibn Mesudi
Abdani na ka treguar se Ebu Hamzai transmeton nga Ameshi, e ky nga Muslimi, e ky nga Mesruku se Abdullah ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) ka thënë: “Pesë shenja kanë ndodhur:
1. Dalja e tymit,
2. Fitorja e romakëve,
3. Çarja e Hënës,
4. Rrëmbimi i fuqishëm (vrasja e idhujtarëve ditën e Bedrit) dhe
5. Kapja e robërve në Betejën e Bedrit.”