Sahihu i Buhariut — Hadithi 4836
280. Nënkapitulli: Ajeti: “Ashtu që Allahu të t’i falë ty gabimet e mëparshme dhe të ardhshme, për ta plotësuar dhuntinë e Vet ndaj teje dhe për të të udhëzuar ty në rrugën e drejtë.”
4836. Nga: Mugire ibn Shuëbe
Sadaka ibn Fadli na ka thënë: Na ka rrëfyer Ibn Ujejne, e këtij i ka treguar Zijadi se Mugire (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ falej natën aq shumë, saqë i ënjteshin këmbët. Dikush i kishte thënë: “Allahu t'i ka falur mëkatet e kaluara dhe të ardhshmet!” Ai ishte përgjigjur: “A të mos jem rob falënderues?!”