Sahihu i Buhariut — Hadithi 4847
285. Nënkapitulli: Ajeti: “Vërtet, ata që të thërrasin përtej mureve, shumica e tyre nuk kuptojnë.”
4847. Nga: Abdullah ibn Zubejri
Hasen ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Haxhaxhi, e ky nga Ibn Xhurejxhi, e këtij i ka rrëfyer Ibn Ebu Mulejke se Abdullah ibn Zubejri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Një grup kalorësish nga fisi benu temim shkuan te Pejgamberi ﷺ dhe, ndër të tjera, Ebu Bekri tha: “Caktoje udhëheqës të tyre Kaëka ibn Mabedin. Ndërkaq, Omeri tha: “Jo! Caktoje Akraë ibn Habisin.” Atëherë, Ebu Bekri iu drejtua:
- Deshe vetëm të më kundërshtosh!
- Nuk desha të të kundërshtoj! - ia ktheu Omeri.
Kështu, ata polemizuan dhe i ngritën zërat. Atëherë zbriti ajeti: “O ju që keni besuar! Mos nxitoni para (urdhrit të) Allahut dhe të Dërguarit të Tij dhe kijeni frikë Allahun! Vërtet, Allahu dëgjon gjithçka dhe është i Gjithëdijshëm.” (Huxhurat, 1)