Sahihu i Buhariut — Hadithi 4854

289. Nënkapitulli:

4854. Nga: Xhubejr ibn Mutëimi

Humejdi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Zuhriu nga Muhamed ibn Xhubejr ibn Mutëimi se babai i tij Xhubejr ibn Mutëimi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “E kam dëgjuar Pejgamberin ﷺ duke lexuar suren Tur në namazin e akshamit dhe, kur arriti tek ajetet: “A mos vallë, ata janë krijuar prej hiçit apo mos janë ata krijues të vetvetes?! A mos vallë ata kanë krijuar qiejt dhe Tokën?! Nuk është kështu, por ata nuk janë aspak të bindur. A mos zotërojnë thesaret e Zotit tënd?! Apo mos janë ata sunduesit (e gjithçkaje)?!”, (Tur, 35-37) zemra desh më fluturoi.”

Sufjani ka thënë: “Sa më përket mua, vërtet e kam dëgjuar Zuhriun duke treguar nga Muhamed ibn Xhubejr ibn Mutëimi, e ky nga i ati se e ka dëgjuar Pejgamberin ﷺ, në namazin e akshamit, të lexojë suren Tur, kurse atë që është transmetuar shtesë, nuk e kam dëgjuar.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4854

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?