Sahihu i Buhariut — Hadithi 4859

294. Nënkapitulli: Ajeti: “A e keni parë Latin dhe Uzanë?”

4859. Nga: Abdullah ibn Abasi

Muslim ibn Ibrahimi na ka thënë: Na ka treguar Ebu Esh'hebi, e këtij i ka treguar Ebu Xhevzai se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!), në lidhje me ajetin: “Latin dhe Uzanë?” (Nexhm, 19) ka thënë: “Lati ishte një burrë që bluante grurin dhe përgatiste qull për haxhilerët.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4859

Fjalë të panjohura?