Sahihu i Buhariut — Hadithi 4860
294. Nënkapitulli: Ajeti: “A e keni parë Latin dhe Uzanë?”
4860. Nga: Ebu Hurejra
Abdullah ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka rrëfyer Hisham ibn Jusufi, e këtij i ka rrëfyer Mameri nga Zuhriu, e ky nga Humejd ibn Abdurrahmani se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Nëse dikush prej jush betohet duke thënë: “Për Latin dhe Uzanë!”, le të thotë: “La ilahe il-lallah (s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut)!” E, kush i thotë shokut të tij: “Eja të luajmë bixhoz!”, le të japë lëmoshë!”