Sahihu i Buhariut — Hadithi 4862

296. Nënkapitulli: Ajeti: “Bëni sexhde për Allahun dhe adhurojeni (Atë)!”

4862. Nga: Abdullah ibn Abasi

Ebu Mameri na ka thënë: Na ka treguar Abdulvarithi, e këtij i ka treguar Ejubi nga Ikrime se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ bëri sexhde (për shkak të leximit) të sures Nexhm, e në atë rast bënë sexhde edhe të gjithë muslimanët, idhujtarët, xhinët dhe njerëzit.

Transmetimin e Abdulvarithit e fuqizon Ibn Tahmani nga Ejubi. Ndërkaq, Ibn Uleje nuk e përmend Ibn Abasin.

Referenca: Sahihu i Buhariut 4862

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?