Sahihu i Buhariut — Hadithi 4864

297. Nënkapitulli: Ajetet: “E Hëna është çarë (në dysh). Po ata (idhujtarët) edhe nëse shohin ndonjë argument (mrekulli) i kthejnë shpinën.”

4864. Nga: Abdullah ibn Mesudi

Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahjai nga Shuëbe dhe Sufjani, e ky nga Ameshi, e ky nga Ibrahimi, e ky nga Ebu Mameri se Abdullah ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Në kohën e të Dërguarit të Allahut ﷺ, Hëna u nda në dy gjysma, njëra pjesë sipër kodrës, kurse tjetra nën kodër. Në atë rast i Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Dëshmoni!”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4864

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?