Sahihu i Buhariut — Hadithi 4866
297. Nënkapitulli: Ajetet: “E Hëna është çarë (në dysh). Po ata (idhujtarët) edhe nëse shohin ndonjë argument (mrekulli) i kthejnë shpinën.”
4866. Nga: Abdullah ibn Abasi
Jahja ibn Bukejri na ka thënë: Më ka treguar Bekri nga Xhaferi, e ky nga Irak ibn Maliku, e ky nga Ubejdullah ibn Abdullah ibn Utbe ibn Mesudi se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se në kohën e Pejgamberit ﷺ Hëna ishte ndarë në dysh.