Sahihu i Buhariut — Hadithi 4869

298. Nënkapitulli: Ajetet: “... e cila lundronte nën Sytë Tanë: si shpërblim për atë (Nuhun) i cili u mohua.”

Katadja ka thënë: "Allahu e ka lënë anijen e Nuhut, saqë të parët e këtij umeti e kanë zënë atë."

4869. Nga: Abdullah ibn Mesudi

Hafs ibn Omeri na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe nga Ebu Is'haku, e ky nga Esvedi se Abdullah ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se Pejgamberi ﷺ e lexonte ajetin: “... prandaj, a ka ndonjë që të marrë mësim?”1 (Kamer, 15)

Referenca: Sahihu i Buhariut 4869

Hadithe të ngjashme: Shiko (8)

Fjalë të panjohura?