Sahihu i Buhariut — Hadithi 4873

302. Nënkapitulli: Ajetet: “E, atyre në një mëngjes të hershëm u erdhi dënimi i përhershëm. Pra, shijojeni dënimin dhe qortimin Tim! Ndërkaq, vërtet, Ne e kemi bërë Kuranin të lehtë për t’u kuptuar dhe kujtuar, prandaj, a ka ndonjë që të marrë mësim?!”

4873. Nga: Abdullah ibn Mesudi

Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Gunderi, e këtij i ka treguar Shuëbe nga Ebu Is'haku, e ky nga Esvedi se Abdullah ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se Pejgamberi ﷺ e lexonte ajetin: “... prandaj, a ka ndonjë që të marrë mësim?”1 (Kamer, 15)

Referenca: Sahihu i Buhariut 4873

Hadithe të ngjashme: Shiko (8)

Fjalë të panjohura?