Sahihu i Buhariut — Hadithi 4876

305. Nënkapitulli: Ajeti: “Madje, Kiameti do të jetë takimi i tyre dhe Kiameti do të jetë më i tmerrshëm dhe më i hidhët.”

4876. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Ibrahim ibn Musai na ka thënë: Na ka treguar Hisham ibn Jusufi, e këtij i ka rrëfyer Ibn Xhurejxhi se Jusuf ibn Mahaku tregon: “Kam qenë tek Aishja, nëna e besimtarëve (Allahu qoftë i kënaqur me të!), kur ka thënë: “Kur isha vajzë e re, Muhamedit ﷺ i pati zbritur në Mekë ajeti: “Madje, Kiameti do të jetë takimi i tyre dhe Kiameti do të jetë më i tmerrshëm dhe më i hidhët.” (Kamer, 46)

Referenca: Sahihu i Buhariut 4876

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?