Sahihu i Buhariut — Hadithi 4879
307. Nënkapitulli: Ajeti: “Hyritë (e Xhenetit) të kufizuara në tenda.”
Ibn Abasi ka thënë: ﴾حُورٌ﴿ "Hyritë": Bebëzat e syve i kanë të zeza. Muxhahidi ka thënë: ﴾مَقْصُورَاتٌ﴿ (Maksurat): Të kufizuara, pra, ato dhe shikimet e tyre janë të kufizuara vetëm për burrat e tyre (72). ﴾قَاصِرَاتٌ﴿ (Kasirat): Nuk dëshirojnë kënd pos burrave të tyre (56).
4879. Nga: Ebu Musa Eshariu
Muhamed ibn Muthena na ka thënë: Na ka treguar Abdulaziz ibn Abdusamedi, e këtij i ka treguar Ebu Imran Xhevniu nga Ebu Bekri, i biri i Abdullah ibn Kajsit, se babai i tij Ebu Musa Eshariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Në Xhenet ka tenda prej margaritari të zgavruara përbrenda, të gjata gjashtëdhjetë milje. Në çdo kënd të tyre qëndron nga një bashkëshorte që nuk e shohin njëra-tjetrën, me të cilat besimtari e kalon kohën.”