Sahihu i Buhariut — Hadithi 4880

307. Nënkapitulli: Ajeti: “Hyritë (e Xhenetit) të kufizuara në tenda.”

Ibn Abasi ka thënë: ﴾حُورٌ﴿ "Hyritë": Bebëzat e syve i kanë të zeza. Muxhahidi ka thënë: ﴾مَقْصُورَاتٌ‏﴿ (Maksurat): Të kufizuara, pra, ato dhe shikimet e tyre janë të kufizuara vetëm për burrat e tyre (72). ﴾قَاصِرَاتٌ﴿ (Kasirat): Nuk dëshirojnë kënd pos burrave të tyre (56).

4880. Nga: Ebu Musa Eshariu

Ebu Musa Eshariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Dy xhenete, enët dhe ç'ka në to janë prej argjendi. Dy xhenete të tjera, enët dhe ç'ka në to janë prej këtij (ari). Mes banorëve të Xhenetit dhe mundësisë që ta shohin Zotin e tyre ndodhet vetëm perdja e madhështisë në fytyrën e Tij, në Xhenetin Adën.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4880

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?