Sahihu i Buhariut — Hadithi 4887

312. Nënkapitulli: Ajeti: “Çfarëdo që t’ju japë i Dërguari, merreni.”

4887. Nga: Abdullah ibn Mesudi

Aliu na ka thënë: Na ka treguar Abdurrahmani nga Sufjani, e ky ia ka përmendur Abdurrahman ibn Abasit hadithin e Mensurit, e ky nga Ibrahimi se Alkame tregon se Abdullah ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) ka thënë: “I Dërguari i Allahut e ka mallkuar atë grua që ia zgjat (vazhdon) flokët tjetrës (me flokë të tjerë).”
Alkame shton: “E kam dëgjuar prej një gruaje që quhet Umu Jakub, e cila transmeton nga Abdullahu hadithin e njëjtë me atë të Mensurit.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4887

Hadithe të ngjashme: Shiko (6)

Fjalë të panjohura?