Sahihu i Buhariut — Hadithi 4888

313. Nënkapitulli: Ajeti: “Edhe ata që përgatitën vendin (Medinën) dhe besimin para tyre.”

4888. Nga: Omer ibn Hatabi

Ahmed ibn Junusi na ka thënë: Na ka treguar Ebu Bekër ibn Ajashi nga Husajni se Amër ibn Mejmuni tregon se Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Halifin pas meje e porosis të kujdeset për muhaxhirët e parë: t'ua njohë të drejtat dhe t'ua ruajë shenjtërinë. Gjithashtu, e porosis të sillet mirë me ensarët, të cilët e patën përgatitur vendin (Medinën) dhe besimin, para se Pejgamberi ﷺ të bënte hixhret; t'ia pranojë punën bamirësit dhe t'ia falë gabimin keqbërësit.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4888

Hadithe të ngjashme: Shiko (6)

Fjalë të panjohura?