Sahihu i Buhariut — Hadithi 4896

318. Nënkapitulli: Ajeti: “Do të vijë pas meje (një Pejgamber), emri i të cilit është Ahmed!”

4896. Nga: Xhubejr ibn Mutëimi

Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Muhamedi, i biri i Xhubejr ibn Mutëimit, se babai i tij Xhubejr ibn Mutëimi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Unë kam disa emra:

1. Unë jam Muhamedi

2. Unë jam Ahmedi,

3. Unë jam Fshirësi (el Mahi): nëpërmjet meje Allahu do ta fshijë kufrin (mosbesimin),

4. Unë jam Tubuesi (el Hashir): njerëzit do të tubohen te këmbët e mia, si dhe

5. Unë jam Përmbyllësi (el Akib).”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4896

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?