Sahihu i Buhariut — Hadithi 4899

320. Nënkapitulli: Ajeti: “Mirëpo, kur ata shohin ndonjë tregti ose lojë...”

4899. Nga: Xhabir ibn Abdullah Ensariu

Hafs ibn Omeri më ka thënë: Na ka treguar Halid ibn Abdullahu, e këtij i ka treguar Husajni nga Salim ibn Ebu Xhadi dhe nga Ebu Sufjani se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Në një ditë xhumaje, teksa ishim me Pejgamberin ﷺ, erdhi një karvan devesh. Me të hetuar këtë, njerëzit u nisën drejt karvanit, përveç dymbëdhjetë personash. Atëherë Allahu e zbriti ajetin: “Mirëpo, sa herë që ata shohin ndonjë tregti ose lojë, shkojnë tek ajo...” (Xhumua, 11)

Referenca: Sahihu i Buhariut 4899

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?