Sahihu i Buhariut — Hadithi 4906

Nënkapitulli: Ajeti: “Po, tek Allahu janë pasuritë (depot) e qiejve e të Tokës, por hipokritët nuk marrin vesh.”

4906. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Ismail ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Ismail ibn Ibrahim ibn Ukbe nga Musa ibn Ukbe se Abdullah ibn Fadli tregon se e ka dëgjuar Enes ibn Malikun (Allahu qoftë i kënaqur me të!) të thotë: “U mërzita shumë për ata (ensarë) që u vranë në Pllajën e Medinës. Pasi Zejd ibn Erkami kishte marrë vesh për mërzinë time, më shkroi një letër, ku përmendte se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ të thotë: “O Allah, fali ensarët dhe bijtë e ensarëve!” - Ibn Fadli dyshon nëse i Dërguari i Allahut ﷺ i ka përmendur edhe nipërit e ensarëve apo jo. Disa të pranishëm e pyetën Enesin, i cili u tha se ky (Zejd ibn Erkami) është personi për të cilin i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Ky është personi që Allahu e ka pohuar vërtetësinë e dëgjimit të tij.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4906

Fjalë të panjohura?