Sahihu i Buhariut — Hadithi 4911

331. Nënkapitulli: Ajeti: “O Pejgamber! Përse po ia ndalon vetes atë që ta ka lejuar Allahu, në kërkim të kënaqësisë së grave të tua. E, Allahu është Falës dhe Mëshirues.”

4911. Nga: Abdullah ibn Abasi

Muadh ibn Fedale na ka thënë: Na ka treguar Hisham ibn Jahjai nga Ibn Hakimi, e ky nga Seid ibn Xhubejri se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!), për çështjen e atij që e bën haram gruan e vet, ka thënë: “E kryen shpagimin e betimit. Pastaj lexoi: “Në të Dërguarin e Allahut keni shembullin më të mirë...” (Ahzab, 21)

Referenca: Sahihu i Buhariut 4911

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?