Sahihu i Buhariut — Hadithi 4914

333. Nënkapitulli: Ajeti: “Pejgamberi ia shfaqi një fjalë të fshehtë njërës prej grave të tij, e kur ajo pastaj e shfaqi atë fjalë dhe Allahu ia zbuloi këtë Pejgamberit, ai një pjesë të këtij zbulimi e tregoi, kurse pjesën tjetër e heshti. Kur Pejgamberi e informoi atë (gruan) për këtë fshehtësi (se e kishte kuptuar), ajo e pyeti: "E kush të ka treguar ty për këtë?" Tha: "Ma tregoi i Gjithëdijshmi, për të Cilin çdo është e njohur.”

Këtë e transmeton edhe Aishja nga Pejgamberi ﷺ.

4914. Nga: Abdullah ibn Abasi

Aliu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Jahja ibn Seidi, e ky e ka dëgjuar Ubejd ibn Hunejnin se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Doja ta pyesja Omerin për një çështje, andaj i thashë: “O prijësi i besimtarëve, cilat kanë qenë dy gratë e të Dërguarit të Allahut ﷺ, të cilat u morën vesh për t'ia zbuluar të fshehtën e tij?” Ai, ende pa e mbaruar mirë pyetjen time, më tha: “Aishja dhe Hafsa.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4914

Fjalë të panjohura?