Sahihu i Buhariut — Hadithi 4915

334. Nënkapitulli: Ajeti: “Nëse ju të dyja pendoheni tek Allahu, se zemrat tuaja kanë anuar...”

Allahu i Madhëruar ka thënë: “Nëse ju të dyja pendoheni tek Allahu, se zemrat tuaja kanë anuar (Allahu ju fal). Ndërsa nëse ju të dyja bashkoheni kundër tij, me të vërtetë, Allahu është mbrojtësi i tij, dhe Xhibrili dhe besimtarët e mirë; e pastaj edhe gjithë melekët janë përkrahësit e tij.” ﴾تَظَاهَرَا﴿ (Tedhahara): e ndihmoni njëra-tjetrën. ﴾ظَهِيرٌ﴿ (Dhahir): "Ndihmës. Muxhahidi, në lidhje me fjalën e Allahut: ﴾قُوا أَنفُسَكُمْ﴿ “Ruajeni vetveten”, ka thënë: "Këshillojeni dhe edukojeni (vetveten dhe) familjen tuaj ta kenë frikë Allahun."

4915. Nga: Abdullah ibn Abasi

Humejdiu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Jahja ibn Seidi, e ky e ka dëgjuar Ubejd ibn Hunejnin se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Doja ta pyesja Omerin për dy gratë të cilat u morën vesh për t'ia zbuluar të fshehtën të Dërguarit të Allahut. Kështu, prita kohë të gjatë dhe nuk m'u dha mundësia për këtë derisa u nisëm së bashku për haxh. Kur arritëm në Dhahran, Omeri shkoi për ta kryer nevojën, pastaj më tha: “Ma sill ujin për abdes.” Ia solla kovën me ujë dhe, teksa fillova t'i hedh (ujë), e shfrytëzova rastin dhe i thashë: “O prijësi i besimtarëve, cilat kanë qenë dy gratë, të cilat u morën vesh për t'ia zbuluar të fshehtën (Pejgamberit ﷺ)?”
Ende pa e mbaruar mirë pyetjen, më tha: “Aishja dhe Hafsa.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4915

Hadithe të ngjashme: Shiko (9)

Fjalë të panjohura?