Sahihu i Buhariut — Hadithi 4918
336. Nënkapitulli: Ajeti: “I vrazhdë, madje edhe kopil.”
4918. Nga: Harithe ibn Vehb Huzaiu
Ebu Nuajmi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani nga Mabed ibn Halidi se Harithe ibn Vehb Huzaiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka dëgjuar Pejgamberin ﷺ duke thënë: “A doni t'ju tregoj për banorët e Xhenetit...? Çdo i dobët e modest, i cili, sikur të betohej në Allahun për diçka, Allahu do t'ia çonte në vend betimin. A doni t'ju tregoj për banorët e Zjarrit...? Çdo i vrazhdë, arrogant dhe mendjemadh.”