Sahihu i Buhariut — Hadithi 4938
Nënkapitulli: Ajeti: “Në ditën kur njerëzit ngrihen (prej varrezave) për të dalë para Zotit të botëve.”
4938. Nga: Abdullah ibn Omeri
Ibrahim ibn Mundhiri na ka thënë: Na ka treguar Meani, e këtij i ka treguar Maliku nga Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se Pejgamberi ﷺ, në lidhje me ajetin: “Atë Ditë kur njerëzit do të dalin para Zotit të gjithësisë!”, (Mutafifin, 4-6) ka thënë: “Saqë disa do të zhyten në djersët e tyre deri te mesi i veshëve.”