Sahihu i Buhariut — Hadithi 4954

368. Nënkapitull

4954. Nga: Xhabir ibn Abdullah Ensariu

Muhamed ibn Shihabi na ka thënë: Na ka rrëfyer Ebu Seleme ibn Abdurrahmani se Xhabir ibn Abdullah Ensariu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Teksa i Dërguari i Allahut ﷺ po tregonte rreth periudhës së ndërprerjes së shpalljes, tha: “Ndërsa ecja, dëgjova një zë nga qielli. Kur ngrita kokën për të shikuar, pashë të njëjtin melek që më pati ardhur në shpellën Hira, ulur në një karrige ndërmjet qiellit dhe Tokës. U tremba nga kjo, andaj sërish u ktheva dhe thashë: “Më mbuloni! Më mbuloni!” Atëherë e mbështollën dhe Allahu shpalli: “O ti, i mbështjellë! Çohu dhe paralajmëro! Zotin tënd madhëroje! Petkat e tua pastroji! Dhe largohu nga ndyrësia!” (Mudethir, 1-5)
Ebu Seleme ka thënë: “Me fjalën “ndyrësi” janë për qëllim idhujt që adhuroheshin nga injorantët para Islamit. Që atëherë shpallja vazhdoi të zbriste pa ndërprerje.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4954

Hadithe të ngjashme: Shiko (9)

Fjalë të panjohura?