Sahihu i Buhariut — Hadithi 4955

369. Nënkapitulli: Ajeti: “E krijoi njeriun prej një droçke gjaku.”

4955. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Ibn Bukejri na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu nga Ukajli, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Urve se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Fillimisht, të Dërguarit të Allahut ﷺ shpallja i vinte në formë të ëndrrave të mira. Kështu, atij i vajti meleku e i tha: “Lexo me emrin e Zotit tënd që krijoi (gjithçka), e krijoi njeriun prej një droçke gjaku. Lexo se Zoti yt është më Bujari.” (Alak, 1-3)

Referenca: Sahihu i Buhariut 4955

Hadithe të ngjashme: Shiko (7)

Fjalë të panjohura?