Sahihu i Buhariut — Hadithi 4956
370. Nënkapitulli: Ajeti: “Lexo se Zoti yt është më Bujari.”
4956. Nga: Aishe bint Ebu Bekri
Abdullah ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Abdurrezaku, e këtij i ka rrëfyer Mameri nga Zuhriu. [t]: Lejthiu na ka thënë: Më ka treguar Ukajli nga Muhamedi, e këtij i ka rrëfyer Urve se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Fillimisht, të Dërguarit të Allahut ﷺ shpallja i vinte në formë të ëndrrave të vërteta. Kështu, atij i vajti meleku e i tha: “Lexo me emrin e Zotit tënd që krijoi (gjithçka), e krijoi njeriun prej një droçke gjaku. Lexo se Zoti yt është më Bujari. Është Ai që ua mësoi pendën.” (Alak, 1-4)