Sahihu i Buhariut — Hadithi 4959

373. Nënkapitull

4959. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Muhamed ibn Beshari na ka thënë: Na ka treguar Gunderi, e këtij i ka treguar Shuëbe, e ky e ka dëgjuar Kataden se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ i ka thënë Ubejit: “Allahu urdhëroi t'i lexoj këto ajete: “Ata që nuk besojnë prej ithtarëve të Librit dhe idhujtarëve, nuk do të largoheshin (nga mosbesimi i tyre), derisa t'u vinte dëshmia e qartë.” (Bejineh, 1)

- Më përmendi me emër, vallë?! - pyeti ai.

- “Po”, - iu përgjigj Pejgamberi ﷺ.

Atëherë Ubeji qau.

Referenca: Sahihu i Buhariut 4959

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?