Sahihu i Buhariut — Hadithi 4961
375. Nënkapitull
4961. Nga: Enes ibn Malik Ensariu
Ahmed ibn Ebu Davud Ebu Xhafer Munadiu na ka thënë: Na ka treguar Revhu, e këtij i ka treguar Seid ibn Ebu Urve nga Katadja se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ i ka thënë Ubej ibn Kabit:
- “Allahu më urdhëroi të lexoj para teje një pjesë nga Kurani.”
- Allahu më përmendi me emër, vallë?! - pyeti Ubeji.
- “Po”, - iu përgjigj Pejgamberi ﷺ.
- Më paska përmendur Zoti i botëve?! - shtoi Ubeji.
- “Po”, - iu përgjigj Pejgamberi ﷺ.
Atëherë Ubejit i rrodhën sytë lot.