Sahihu i Buhariut — Hadithi 4964
378. Nënkapitull
4964. Nga: Enes ibn Malik Ensariu
Ademi na ka thënë: Na ka treguar Shejbani, e këtij i ka treguar Katadja se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pasi Pejgamberi ﷺ u ngrit në qiell (kur u kthye), tha: “Mbërrita te një lumë, në dy anët e të cilit ishin tenda prej margaritari të zgavërta, andaj pyeta:
- Çfarë është kjo, o Xhibril?
- Ky është Keutheri, - m'u përgjigj ai.”