Sahihu i Buhariut — Hadithi 4976

4976. Nga: Ubej ibn Kab Ensariu

Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani nga Asimi dhe Abde se Zirr ibn Hubejshi tregon se e ka pyetur Ubej ibn Kabin (Allahu qoftë i kënaqur me të!) për dy suret kërkimmbrojtëse (Felek dhe Nas), e në atë rast ai i është përgjigjur: “E kam pyetur të Dërguarin e Allahut ﷺ për këtë e ai më ka thënë: “Ashtu më është thënë, andaj ashtu e them edhe unë.” Kështu, edhe ne themi ashtu siç ka thënë i Dërguari i Allahut ﷺ.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4976

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?