Sahihu i Buhariut — Hadithi 4999

8. Nënkapitulli: Dijetarët e Kuranit nga radhët e shokëve të Pejgamberit ﷺ

4999. Nga: Abdullah ibn Amër ibn Asi

Hafs ibn Omeri na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe nga Amri, e ky nga Ibrahimi, e ky nga Mesruku se Abdullah ibn Amri (Allahu qoftë i kënaqur me të!), në lidhje me Abdullah ibn Mesudin, thotë: “Këtë njeri e dua që kur e kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: “Mësojeni Kuranin prej (këtyre) katër personave:
1. Abdullah ibn Mesudit,
2. Salimit,
3. Muadhit,
4. Ubej ibn Kabit.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4999

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?