Sahihu i Buhariut — Hadithi 5003

8. Nënkapitulli: Dijetarët e Kuranit nga radhët e shokëve të Pejgamberit ﷺ

5003. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Hafs ibn Omeri na ka thënë: Na ka treguar Hemami se Katadja thotë: “E pyeta Enes ibn Malikun (Allahu qoftë i kënaqur me të!): “Cilët sahabë e kanë mësuar tërë Kuranin drejtpërdrejt prej Pejgamberit ﷺ?” Ai më tha: “Katër veta, që të gjithë prej tyre ishin ensarë:
1. Ubej ibn Kabi,
2. Muadh ibn Xhebeli,
3. Zejd ibn Thabiti dhe
4. Ebu Zejdi.”

Transmetimin e fuqizon Fadli nga Husejn ibn Vakidi nga Thumame, e ky nga Enesi.

Referenca: Sahihu i Buhariut 5003

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?