Sahihu i Buhariut — Hadithi 5016

14. Nënkapitulli: Vlera e sureve kërkimmbrojtëse

5016. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku nga Ibn Shihabi, e ky nga Urve se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur i Dërguari i Allahut ﷺ ankohej nga ndonjë sëmundje, i lexonte vetes suret kërkimmbrojtëse (Felek, Nas) dhe frynte në duar. Por, kur (në fund të jetës) iu rëndua sëmundja, unë ia lexoja suret dhe pastaj, me dorën e tij, ia përshkoja trupin, duke shpresuar në bereqetin e saj (dorës së tij).”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5016

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?